“Lufta e ftohtë” SHBA-Rusi
15/02/2014 00:00
Kur Rusia kaloi në avantazh ndaj Shteteve të Bashkuara në ndeshjen e hokejit në akull në Lojrat e Sochit, stadiumi shpërtheu nga gëzimi.
Në atë moment u shfaq edhe presidenti rus Vladimir Putin, së bashku me presidentin e Komitetit të Lojrave Olimpike, Thomas Bach dhe parardhësin e tij Jacques Rogge.
Goli, që u realizua në kundërsulm, u shënua nga kapiteni i përfaqësueses ruse Pavel Datsiuk. Lideri i Kremlinit kishte mbërritur vetëm pak minuta më parë.
Gjatë ndeshjes mes lojtarëve të të dyja skuadrave ka pasur edhe sherre e përplasje fizike, aq sa media të ndryshme e kanë cilësuar takimin sportiv si një “luftë të ftohtë” mes dy superfuqive.
Top Channel