Korçë, gjendet në rrugë trupi i pajetë i një burri
15/02/2014 00:00
Trupi pajetë i një burri, ende i paidentifikuar, është gjetur mëngjesin e të shtunës në Korçë.
Viktima, rreth 50 vjeç, është gjetur sot në rrugë nga punonjësit e pastrimit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat pasi kanë këqyrur viktimën e kanë të dërguar në morg ku do t`i bëhet edhe eskpertiza mjeko-ligjore për të vërtetuar edhe shkaqet e vdekjes.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel