Fieri me stadium të rinovuar

15/02/2014 00:00

Futbollistët e Sport Klub Apolonia dhe tifozët fierakë do të kenë tashmë një fushë të re dhe stadium komod për të zhvilluar dhe ndjekur ndeshjet e tyre.

Presidenti i FSHF, Armando Duka së bashku me presidentin e klubit të Apolonisë, Koço Kokëdhima dhe kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo kanë përuruar të shtunën stadiumin “Loni Papuçiu”, të cilit i është rikonstruktuar e gjithë infrastruktura.

Ky investim i bërë nga FSHF, Bashkia e Fierit dhe klubi Apolonia e kalon shifrën e 200 mijë eurove. Tapeti i stadiumit “Loni Papuçiu” është ndërruar i gjithi, janë vendosur stola për tifozët, është mbuluar tribuna kryesore e stadiumit, ndërkohë që skuadra e Apolonisë mund t’i luajë ndeshjet edhe gjatë mbrëmjes pasi i është instaluar edhe ndriçimi me prozhektor.

Top Channel