“I sulemi Ndrenikës pse puthi Veliajn nën vështrimin dashamirës të policit babaxhan”, akademiku Fuga analizon gjestin e aktorit: E rrallë të të mbështesë një mik kur s’ke pushtet Janë me mijëra të mitur që shohin materiale pornografike apo mund të
bëhen pre e ngacmimeve pedofilile në Shqipëri gjatë kohës që qëndrojnë
në internet.
Por a mund t’i mbrojmë fëmijët tanë dhe si mund t’i ndihmojmë. Ekspertët e IT theksojnë se prindërit duhet të shmangin kompjuterin në dhomën e fëmijëve, pasi ata mund të bëhen pre e abuzimeve edhe në mënyrë të pandërgjegjshme.
Prinderit mund të vendosin filtra në kompjuterat e fëmijëve të cilat ndalojnë këto programe dhe ato mund t’i gjejnë fare lehtë në treg apo në internet. Por a është mjaftueshëm?
“Ka tre llojë filtrash që psh Microsoft Windows i ka të gatshme dhe duhet vetëm që prindërit të mësojnë si t’i instalojnë. Disa filtra mund t’i blejnë në treg jo më shumë se 20-30 dollarë, ka edhe filtra që bllokojnë materialet pornografike në rang kombëtar. Më shumë se 50 përqind e fëmijëve shkarkojnë materiale pornografike, ndaj në shkolla, internet kafe apo shtëpi duhet të ketë filtra për bllokimin e tyre. Është domosdoshmëri që të ketë ligje të vecanta që polica të hetojë kush shkarkon në mënyrë të pavullnetëshme këto materiale në kompjuterat e fëmijëve tanë”, thotë Yiannis Laouris, Drejtor Ekzekutiv i “CyberEthics Center”.
62 përqind e fëmijëve kanë internet dhe kompjuter në dhomat e tyre, dhe shumë adoleshentë kanë telefona ku navigojnë me internet. Një pjesë e madhe e të rinjve qëndrojnë në bar kafe ku askush nuk i kontrollon për materialet që ata shohin.
Ekspertët kanë kërkuar forcimin e legjislacionit dhe vendosjen e paketave të sigurisë në shkolla, si një masë për mbrojtjen e fëmijëve,
“Legjislacioni është gjysma e punës, por pjesa tjetër i takon prindërve të cilët duhet të dijnë se cfarë shikojnë fëmijët kur qëndrojnë në internet. Prindërit duhet të sigurohen për mbrojtjen e fëmijëve, prindërit gjithashtu duhet të mësojnë më shumë për teknologjinë. Në shkolla është e detyruar me ligj që të mos ketë mundësi për hapjen e një sërë faqesh. Ndoshta problemi më i madh janë internet kafetë, dhe një zgjidhje në Europë është bllokimi i këtyre faqeve me ligj”, thotë Laouris.
Por kjo është epoka e internetit dhe të rinjtë kanë shumë herë më tepër njohuri se prindërit e tyre, ndaj është domosdoshmëri jo vetëm marrja e masave me filtra, por krijimi i një komunikimi miqësor me fëmijët në mënyrë që ata të kuptojnë cfarë është e drejtë ose jo.
Krimi kibernetik ka avancuar me shpejtësi, pasi shumë fëmijë bëhen pjesë e filmimeve pornografike pa qenë në dijeni. Mjafton një kamera në kompjuter dhe ajo mund të aktivizohet sapo një vajzë nis të zhvishet, këto plane shfaqen në mijëra kompjutera, duke u shitur në kohë reale. Ndaj një nga kërkesat e ekpertëve është largimi i kompjuterave nga dhomat e gjumit.
Top Channel