Austria, dy medalje në Super-G

15/02/2014 00:00

Austriakja Anna Fenninger mori medaljen e artë në disiplinën Super-G, duke e mbyllur garën e saj me kohën 1’25”52 rreth 55 të qindat.

Fenninger ka qenë më e shpejtë se gjermania Maria Hoefl-Riesch, e cili mori medaljen e argjendtë. Bronzin e fitoi austriakja tjetër Nicole Hosp.

Kanadaja vazhdon serinë e fitoreve
Curling, ekipi i femrave mund edhe Japoninë

Në garën e Curling për femra, Kanadaja vazhdon serinë e fitoreve. Këtë herë ato mundën 8-6 Japoninë. Deri në këto momente Kanadaja ka 6 fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Ndërkohë, ajo ndiqet nga Kina, Britania dhe Suedia që kanë fituar nga 4 ndeshje. Në ndeshjet e tjera Kina mundi 7-6 Suedinë, ndërsa Britania Mposhti në fund Korenë e Jugut me rezultatin 10-8.

Hokej, Suedia mundi Finlandën
Në gjysëmfinale e pret Amerika

Kombëtarja suedeze për femra në hokej mundi në çerekfinale Finlandëm me rezultatin 4-2.  Në gjysmëfinalen femrat suedeze do të përballen me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Medaljet e Sochi 2014, Gjermania e para
Shefi i delegacionit: Jemi të kënaqur, presim të tjera

Gjermania kryeson tabelën e medaljeve në Sochi 2014 me 7 ari, 3 argjendi dhe 2 bronzi. Kjo paraqitje e mirë e sportistëve gjermanë ka rritur optimizmin në rradhët e drejtuesve të delegacionit.

Kryetari Bernhard Schwank thekson se numri i medaljeve, sidomos ato të arit, do të rritet në ditët në vazhdim. Në renditjen e përgjithshme në vendin e dytë është Zvicra me 5 medalje ari, 1 argjendi dhe po aq bronzi.

Top Channel