Firmoset kërkesa për lirimin e Xhukës nga detyra

14/02/2014 00:00

E firmosur nga 51 deputetë, mazhoranca ka firmosur kërkesën për lirimin nga detyra të kreut të ILDKP-së, Zana Xhuka.

Kërkesa për shkarkimin e saj do të diskutohet të marten e ardhshme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku eshte ftuar te jete e pranishme edhe zonja Xhuka.  

Kerkesa eshte e mbeshtetur mbi raportin e hartuar perpara pak kohesh, ku theksohej se emerimi i Zana Xhukes nuk ka qene ne perputhje me ligjin.

Ne kete raport gjithashtu eshte vene theksi edhe tek mosfunksionimi i ILDKP-se, pasi prej me shume se nje vit nuk eshte kryer procedura per kontrollin e deklaratave te pasurive te zyrtareve te larte. Por demokratet e kane kundeshtuar shkarkimin e saj dhe e kane vendosur ne nje prej kushteve te bashkepunimit dhe konsensusit me mazhorancen.

Top Channel