Champions, Milani skuadra më e ndryshuar

14/02/2014 12:10

Milani është skuadra më e ndryshuar nga faza e grupeve në Champions League, ndërsa në listën e 25 lojtarëve të federuar për fazën e mbetur të kompeticionit, e cila duhet t’i prezantohej UEFA-s deri në mesnatën e së enjtes, figuronin plot katër ndryshime.

Skuadra e Seedorf federoi El Sharaawy, i cili në grupe ishte i dëmtuar dhe blerjet Essien, i cili ndonëse luante me Chelsea nuk ishte federuar prej londinezëve, Taarabt dhe Adil Rami.

Rivalët e kuqezinjve, Atletico shtuan në skuadrën e tyre blerjen e Janarit, brazilianin Diego.

Skuadrat e tjera që bënë ndryshime të rëndësishme ishin Paris SG, Manchester United dhe Arsenal.

Parisi shtoi në skuadër mesfushorin Yohan Cabaye, i blerë nga Newcastle për 23 milionë euro, ndërsa tek United rikthehet Fletcher, por jo Mata, i cili më parë kishte figuruar në listën e paraqitur prej Chelsea.

Tek Arsenali, u federua Kim Kallstrom,

Sipas rregullores së UEFA-s, klubet duhet të paraqesin një listë me 25 futbollistë dhe në merkaton e Janarit, nuk mund të federohen futbollistë që në fazën e grupeve kanë luajtur me një skuadër tjetër pjesëmarrëse në Champions.

Top Channel