Burg pa afat, vrau kunatin për hakmarrje

14/02/2014 00:00

Bashkeshortja i vrau nënën dhe për hakmarrje, Buran Skuka nga Dibra vrau kunatin e tij.

Ngjarja ndodhi nje dite me pare ne fshatin Katund i Ri ne Peshkopi, kur Buran Skuka kishte shkuar prane varrit te te emes qe nje vit me pare u vra nga dy nuset e djemeve te saj ne shtepi. Buran Skuka qelloi me arme automatike kunatin e tij 38-vjeçarin Basri Nikolli duke e vrare ne vend.

Policia arrestoi menjehere autorin e ngjarjes i cili të premten ka marre masen e arrestit burg pa afat.

Top Channel