Policia e Vlorës kapi në një plazh në zonen e Karaburunit 2 tonë hashash që po përgatitej të kalonte për në Itali.

Operacioni i koduar “Shën Vasil 2014″ u finalizua me gjetjen e 2 tonëve lëndë narkotike e llojit “kanabis sativa” e cila ishte e fshehur në një gji në afërsi të detit e gatshme për t’u ngarkuar në mjet lundrues dhe për t’u trafikuar.

Gjithashtu janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë edhe 7 persona si autorë të dyshuar për tentativën e trafikimit të kësaj lënde narkotike, si dhe një furgon i cili ka shërbyer për transportimin.

Top Channel