Nga një hetim i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e
Brendshme rezulton se një magazinier i repartit 100, në Mullet ka
furnizuar me 100 mijë fishekë, një grup trafikantësh të armëve.

Te implikuar ne rrjetin e ketij trafiku rezultojne te jete edhe nje inspektor i policise se kufirit ne Kukes. Per disa muaj me rradhe SHKB-ja, pergjoi inspektorin e policise, Fadil Sula si edhe magazinierin Hamdi Matja, pasi dyshoheshin te ishin te implikuar ne nje rrjet te trafikut te aremve.
 
Pasi kishte prova te mjaftueshme, SHKB ka kerkuar arrestimin e tyre, si edhe te tre grumbulluesve te armeve ne Gramsh dhe te nje transportuesi ne Kukes. Goditja e rrjetit u be ne hyrje te tunelit te Kalimashit, ndersa pjesetaret e ketij grupi ishin duke transportuar drejt Kosoves, nje sasi prej 13 mije fishekesh, 4 arme automatike, si edhe pjese te armeve te ndryshme luftarake.

Grupi hetimor eshte duke marre ne pyetje te gjashte personat per te dale ne perfundim edhe te sasise qe ata kane shitur drejt Kosoves. Nga nje perllogaritje mendohet se jane qindra mijera fisheke te shitur. Vetem nga magazinat e shtetit jane vjedhur te pakten 100 mije fisheke.

Top Channel