“I sulemi Ndrenikës pse puthi Veliajn në gjyq nën vështrimin dashamirës të policit babaxhan”, akademiku Fuga analizon gjestin e aktorit: E rrallë që një mik të të mbështesë kur s’ka shporta më fiq
Bordi Mbikëqyrës i INSIG ka vendosur të udhëzojë kompaninë publike të
sigurimeve që ta rikthejë çmimin e siguracionit të detyreshëm për
automjetet në nivelet e mëparshme, rreth 16 mijë lekë.
Lajmi konfirmuar nga burime brenda kompanisë. Po kështu Top Channel ka mësuar se kjo tarifë do të jetë provizore dhe pritet të ndryshojë sërish.
Por ndryshimi nuk do të jetë si ai i një ditë më parë, kur çmimi u rrit në bllok nga të gjitha kompanitë. Bordi ka udhëzuar INSIG që të bëjë një analizë të hollësishme për nivelin e ri të çmimit, që do të prezantohet gjatë javëve në vijim dhe do jetë i qëndrueshëm.
Burime i thanë Top Channel se tarifat e reja mund të jenë më të larta se sa çmimi provizor, por sipas tyre ata do të jenë më të ulëta se sa niveli prej 21 mijë lekë që qëndroi në fuqi pak më shumë se 24 orë. Një ditë më parë, bordi vendosi të shkarkojë drejtorin e INSIG pasi vendosi të rrisë çmimin, sipas Ministrisë së Financave pa u konsultuar dhe në mënyrë të papërgjegjshme.
Top Channel
“I sulemi Ndrenikës pse puthi Veliajn në gjyq nën vështrimin dashamirës të policit babaxhan”, akademiku Fuga analizon gjestin e aktorit: E rrallë që një mik të të mbështesë kur s’ka shporta më fiq