Gjirokastër, kapen falsifikatorët e parave
13/02/2014 00:00
Policia e Gjirokastrës arrestoi 4 persona që hidhnin në qarkullim kartmonedha euro të falsifikuara.
Operacioni ‘Falsifikatorët’ çoi në pranga shtetasit Shpëtim Hilaj nga Fieri, Riza Tafili, Kleant Qeriza dhe Aldo Pata, te tre keta nga Tepelena. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin ushtronin veprimtari kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave, duke fallsifikuar euro prerje 20-she dhe më pas i hidhin në qarkullim në qytete të ndryshme.
Në hyrje të qytetit Gjirokastër janë kapur në flagrancë nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Krimit Ekonomiko Financiar , ku gjatë kontrollit në automjetin e tyre poshtë sediljes së shoferit u gjetën 1.680 Euro me një numër serie.
Top Channel
“I sulemi Ndrenikës pse puthi Veliajn në gjyq nën vështrimin dashamirës të policit babaxhan”, akademiku Fuga analizon gjestin e aktorit: E rrallë që një mik të të mbështesë kur s’ka shporta më fiq