Vonesa në portin e Durrësit
12/02/2014 00:00
Era e fortë dhe deti me dallgë kanë shkaktuar vonesa në mbërritjen e trageteve të linjës Bari – Durrës.
Burime nga Kapiteneria e portit detar bënë të ditur se dy tragetet e kësaj linje janë nisur me vonesë natën e kaluar nga porti i Barit.
E ndërsa njëri prej tyre është ankoruar me dy orë vonesë në kalatë, trageti tjetër u ankorua pak pas mesditës. Deti ka regjistruar një forcë prej 5 ballësh, ndërsa shpejtësia e erës ka rënë në 12 metër në sekondë, duke lehtësuar lundrimin në Adriatik.
Top Channel