Tiranë, të premten grevë 24-orëshe e transportit urban

12/02/2014 00:00

Transporti urban në Tiranë, të premten do të futet në një grevë
24-orëshe në shenjë proteste për mosmarrjen e asnjë përgjigjeje zyrtare,
sa i takon shqetësimit të ngritur prej muajsh për rritjen e çmimin e
biletës së autobusëve.

Përfaqësues të transportit urban qytetar njoftuan fillimin e kësaj greve më të thellë për shkak se nuk po arrihet të paguhen punonjësit e këtij sektori.

Kjo grevë vjen pas dy protestave të mëparshme, pas të cilave nuk u gjet asnjë zgjidhje. Bashkia e Tiranës hodhi disa propozime me kërkesë për plotësim nga Ministria e Transporteve, ndërsa kjo e fundit shprehu qëndrimin që çështja e transportit urban në kryeqytet të kalojë në kompetencat e bashkisë.

Top Channel