Takimi historik midis dy Koreve

12/02/2014 16:30

Korea e Veriut dhe Korea e Jugut mbajtën takimin e tyre të parë të nivelit të lartë në shumë vite, një shenjë e një përmirësimi të mundshëm të marrëdhënieve të dy shteteve të të njëjtit gadishull.

Dy raunde takimesh, të kërkuara nga Peniani, u zhvilluan në fshatin kufitar të Panmunjomit.

Një seri e re takimesh mund të pasojë në të ardhmen e afërt.

Me kërkesë të shtetit diktatorial, axhenda e bisedimeve është mbajtur sekrete, por takimet midis familjeve të ndara që prej përfundimit të luftës civile të 1953-shit besohet të kenë qenë një prej temave kryesore.

Peniani kishte kërcënuar më parë të tërhiqej nga vendimi për të lejuar mbajtjen e këtyre takimeve, për shkak të nisjes së një ushtrimi të përbashkët ushtarak midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkurt.

Kina, aleatja e vetme e madhe e Penianit mirëpriti këtë takim, i pari i nivelit të lartë që prej vitit 2007.

Korrespondetja e “BBC”-së, Lucy Williamson, e pranishme në zonën kufitare, tha se delegacionet u dukën tepër miqësorë në mënyrën se si përshëndetën njëri-tjetrin.

Top Channel