Hapet me shtyrje gjyqi ndaj Gjikës

12/02/2014 00:00

Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, së bashku me ndërtuesin Gentian
Sherifaj ishin të vetmit nga tetë të pandehurit vlonjatë, që dolën para
Gjykatës së Tiranes, për llogari të gjykimit penal që u adreson akuzën e
falsifikimit të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm. 

Dy nga te pandehurit Eleni Dardhaj , punonjese ne Drejtorine e Planifikimit te Territorit dhe Gezim Feta kishin leshuar prokurore per t’u perfaqesuar nga avokatet. Nderkohe qe kater te bashkepandehurit e tjere mungonin. I ndodhur ne kete situate , gjyqtari Arben Micko numeroi fletë-thirjet e derguara ndaj të akuzuarve për marrjen dijeni.

Prokuroria e Vlorës pretendon se kryebashkiaku Gjika, në cilesine e kryetarit të KRRT-së Bashkia Vlorë, ka falsifikuar dokumentet nepermjet punonjeses Elenji Dardhaj per ndryshimin e permbajtjes se dy procesverbaleve te mbledhjeve te KRRT-së, të cilat i perkasin vitit 2010.

Keto dokumente me rrethana te rreme, sipas prokuroreve jane perdorur nga te pandehurit e tjere per ndertimin e dy objekteve. Ne dalje te procesit, i cili zgjati fare pak minuta Gjika deklaroi: “Ashtu sikurse deri më sot jam paraqitur dhe në Gjykatën e Vlorës në të gjitha seancat, siç e patë edhe sot jam prezent në seancën e parë në Gjykatën e Tiranës. Patjetër që do të jem prezentë në të gjitha seancat. Une do të mundohet të respektoj vendimet e Gjykatës dhe duke qenë se jam mësuar të bëj shumë punë njëherësh besoj se do t’ia dal edhe këtë rradhë”.

Top Channel