Shkurt nga lojërat e Sochi-t

11/02/2014 00:00

19 vjecarja kanadaze Dara Howell mori medaljen e artë në disiplinën stil i lirë në ski, e para medalje olimpike kjo për ish-patinatoren. Ajo mblodhi 94.20 pikë duke lënë pas vetes amerikanen Devin Logan. Në vendin e tretë në kategorinë e femrave u rendit kanadezja tjetër Kim Lamarre .

Curling: Rusia vazhdon rekordin e fitoreve, mundi edhe SHBA

Në raundin e dytë në disiplinën Kërling për femra, rusia ka ruajtur rekordin e saj të fitoreve pasi mundi 9-7 përfaqëusesen amerikane. Në ndeshjet e tjera Kanadaja mposhti 3-0 Suedinë ndërsa Zvicra fitoi 7-6 ndaj Danimarkës.

Moti në Sochi 2014

Temperaturat e larta në Krasnaja Polyana kanë detyruar organizatorët e Sochi 2014 të shtyjnë për një ditë tjetër, provën e pestë kronomotrike dhe të fundit të skiatoreve femra në disiplinën rënie e lirë. Një ditë më parë, po për shkak të temperaturave të lartë organizatorët anulluan dy provat e disiplinës super të kombinuar të skiatorëve meshkuj, garë e cila do të zhvillohej në Rosa Khutor.

Shperblimet ne Sochi 2014

Nga të gjitha komitetet olimpike pjesmarrëse në Sochi 2014, Komiteti Olimpik i Kazakistanit jep shpërblimin më të madh për medaljet e fituara në këtë olimpiadë. 183 mijë euro është shpërblimi për medaljen e arit, 110 mijë për argjendin dhe 55 mijë për bronzin. Në vendin e dytë pas Kazakistanit vjen Letonia, me 141 mijë për arin, 70500 për argjendin dhe 50500 për medaljen e bronxit. Koreja e Jugut ka menduar një stil tjetër për të shpërblyer medalistët e saj. Sportistët që do të marrin medalje do të përfitojnë një pension olimpik, 676 euro 507 euro dhe 355 euro në bazë të ngjyrës së medaljes së fitojnë në Sochi.

Top Channel