E rëndë në Vlorë, gjendet e mbytur 32-vjeçarja, trupi u konstatua nga bashkëshorti i saj
Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e koleksionistit Gjergji Thimio për
ndryshim të masës së sigurisë, i cili kishte depozituar më herët një
kërkesë që hetimet ndaj tij të zhvillohen nën një masë më të butë nga
ajo e shpallur nga gjyqësori si arrest me burg.
I akuzuari pretendoi ndryshimin e mases per shkaqe shendetesore. Arrestimi i Thimios hapi mjaft diskutime pergjate muajit tetor per shkak se ai eshte i njohur si koleksionist i veprave te artit. Policia tha ne ate kohe qe pergjate aksionit te saj bllokoi mbi 1000 vepra arti shumica e tyre pjese e ikonostaseve dhe e objekteve te tjera religjoze.
Ne nje kohe qe kerkoi per hetimet eksperte nga fusha e artit, prokuroria nga ana e saj thote se ka perfunduar akt ekspertimin e kryer ndaj ketyre objekteve, ku dhe rezulton sipas prokurorise se gati 30 prej tyre jane te vjedhura. Koleksionisti Gjergji Thimio nuk e ka pranuar asnjehere gjate hetimit akuzen e prokurorise se Tiranes.
Top Channel