Incidenti në zgjedhje, arrestohen aktivistet e PD-së

11/02/2014 00:00

Gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ për akuzën e vrasjes në rrethana
cilësuese të mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim tre personat e
arrestuar pak ditë më parë për ngjarjen e Laprakës, ku tre persona u
dëmtuan pak orë përpara se të votohej për zgjedhjet e 23 qershorit.

Te akuzuarit jane Petrit Haka, Flamur Isufaj dhe Edvan Jaupaj. Prokuroria thote se aktiviste te Partise Demokratike i kane kerkuar pronarit te nje lokali te identifikuar si Korab Suli, qe te mos pranonte aktiviste te fushates se kandidatit Rakip Suli.

Njeri nga te akuzuarit Edvan Jaupaj e ka goditur Korabin me grusht dhe me thike shtetasin Ylber Pergjegji, nderkohe qe me vone jane degjuar te shtena te cilat sipas akuzes kane plagosur Arjan Kacnija.Prokuroria thekson se eshte bere e mundur te identifikohen disa nga personat qe kane qelluar edhe ne drejtim te kandidatit per deputet Rakip Suli mes te cileve jane shtetasit e siperpermendur. Por avokatet mbrojtes te te akuzuarve kembëngulin se akuzat jane te stisura nga Prokuroria, pasi sipas tyre nuk mund te akuzohet askush per vrasje ne rrethana cilesuese, kur ata jane pare vetem duke qelluar me grusht dhe jo duke qelluar me arme.

Top Channel