E rëndë në Vlorë, gjendet e mbytur 32-vjeçarja, trupi u konstatua nga bashkëshorti i saj Në ditën e dytë të vizitës në qarkun e Korçës, kryeministri Edi Rama
zhvilloi një inspektim të paparalajmëruar Degën e Doganës së Korçës.
Rama, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Peleshi panë nga afër, ambientet e rikonstruktuara të Degës Doganore të Korçës. Gjendja në të cilën ishte ky institucion në shërbim të biznesit ishte e degraduar dhe me problematika të shumta. Drejtoresha e re e këtij institucioni, tregoi disa ndryshime të rëndësishme që janë bërë në institucionin që ajo drejton prej pak muajsh.
“Orari i zhdoganimit zyrtarisht është 8:00 me 15:00, por realisht kryhej 8:00 me 12:00 ose 8:00 me 13:00. Ndërkohë që tani ne kemi kryer praktika edhe në 18:00 apo 22:00 për t’iu ardhur në ndihmë subjekteve në varësi të ngarkesave që vijnë. Parkingu, fillimisht, ka pasur një vlerë prej 2 mijë lekësh të reja dhe menjëherë pas komandimit tim në këtë detyrë, unë kam biseduar me personin dhe kemi rënë dakord, që vlera të ulej në 50%, pra tani është 1 mijë lekë të reja”, sqaroi drejtoresha.
Ndalesa e radhës për Kryeministrin ishte ajo në Hipotekën e këtij qyteti nga ku shefi i Qeverisë bisedoi me qytetarët për cilësinë e shërbimit.
“Nga c’ka qenë situata, tani ka shumë ndryshim për mirë”, thonë qytetarët.
Kryeministri kërkoi jo vetëm rikonstruksion të ambienteve por edhe sjellje sic i ka hije një nëpunësi shteti në shërbim të qytetarëve.
Top Channel