‘Plani i Rritjes’ i Bashkimit Europian, komisionerja Marta Kos: Do të shpërndajmë rreth 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi
Tregjet e frutave dhe perimeve në Tiranë duhet të vijojnë të përmirësohen edhe pse sipas nënkryetarit të Bashkisë, Enno Bozdo ka përmirësime të kushteve të tregtimit të tyre krahasuar me ato të mëparshmet.
Të hënën nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo së bashku me kryetarin e njësisë bashkiake, Haki Mustafa inspektuan tregun e fruta-perimeve në Kodër Kamëz.
Ky treg sipas Bozdos plotëson kushtet kryesore per tregtimin e ushqimeve per qytetaret edhe pse ka nevoje per permiresime. Bozdo u beri thirrje edhe qytetareve qe te tregojne kujdes ne blerjet qe bejne. Sipas nenkryetarit te bashkise qytetaret mund te japin nje ndihme te madhe per autoritetet ne evidentimin e abuzuesve.
Ambienti ku ndodhet sot tregu i fruta-perimeve ne Koder-Kamez, me pare sherbente per tregtimin e mishit dhe gjese se gjalle. Levizja e atij tregu sipas z.Bozdo eshte nje standard i permiresuar. Sipas tij nese krahasohen kushtet qe u ofrohen sot tregetareve per shitjen e ushqimeve me ato qe kane qene deri shume pak vite me pare, kane nje ndryshim te madh.
Top Channel