Thyen traun e doganës në Kakavijë

10/02/2014 00:00

Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë
dhe policinë e Sarandës arrestoi tre persona për “Mosbindje të urdhërit
të punonjësit të policisë së Rendit Publik” dhe “Kalim të Paligjshëm të
Kufirit”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale në pronësi të shtetasit Xhelal Telo, tre skafe, një gomone, dy motorrë skafesh, tre automjete.

Gjithashtu atyre u jane gjetur edhe një valixhe me silenciator të armës së zjarrit, një palë dylbi snajperi, një palë doreza si dhe u sekuestruan  një numër i madh targash të ndryshme automjetesh dhe një fenelinë policie.

Te ndaluarit jane shtetasit Xhelal Telo, i datëlindjes 1979, banues ne fshatin Çukë, Sarandë, Armand Alushaj, i datëlndjes 1977, banues në Tiranë, Saimir Kuçi, i datëlindjes 1983, banues në Tiranë.

Këta shtetas më datën 08.02.2014, me automjetin tip Nissan me targa AA 151 DR,  që drejtohej nga shtetasi Xhelal Telo , qe udhëtonin nga Greqia për në Shqipëri, në doganën  greke i janë shmangur kontrollit dhe  janë larguar me shpejtësi duke thyer traun e pikës së Kontrollit në Doganën Greke të Kakavijes dhe janë futur në teritorin shqiptar me shpejtësi të madhe. Ata thyen edhe traun e doganes dhe menjehere nisi ndjekja nga policia. Kapja eshte bere ne fshatin Çuke.

Top Channel