Shensoji dorëhiqet nga Kukësi

10/02/2014 22:35

Naxhi Shensoji nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Kukësit.

Barazimi pa gola, në fundjavë ndaj Bylisit, dhe sidomos kontestimet e shumta të tifozerisë kuksiane, duket se kanë qenë dhe shkaku i vendimit të parevokueshëm të trajnerit kosovar, me nënshtetësi turke.

Gjatë një sqarimi të bërë në rrjetin social Facebook, trajneri Shensoji ka sulmuar drejtuesit e klubit të Kukësit, të cilët sipas tij u treguan amatorë në menaxhimin e klubit.

Naxhi Shensoji mori drejtimin e skuadrës së Kukësit në muaji Tetor të vitit të kaluar, atëherë kur ky ekip ndodhej në vendin e 9, në renditjen e Superiores.

Burime pranë klubit verilindor pohojnë se drejtuesit ia kanë besuar skuadrën drejtorin sportiv Sulejman Starova.

Top Channel