Meta “fik dritat”, bien në të gjithë botën rrjetet sociale Zgjidhet problematika e fondeve e cila kishte nderprere punimet ne aksin Lin-Pogradec. Vijimin e punimeve e anoncoi kryeministri Edi Rama gjate
inspektimit ne kete rruge.
Sipas Kryeministrit ishte Qeveria e shkuar qe bllokoi punimet duke i shkaktuar kompanise ndertuese mijera euro borxhe.
“Sot gjatë inspektimit të rrugës turistike të buzëliqenit të Pogradecit, ku puna u bllokua me muaj të tërë nga borxhet e Qeverisë së mëparshme dhe ku është vënë në zbatim një tjetër projekt skandaloz i Qeverisë së mëparshme, pa asnjë përgjegjshmëri urbane e mjedisore.Tanimë shlyerja e borxhit ndaj kompanisë është garantuar, puna ka rinisur dhe paralelisht do të punohet për përmirësimin sa më të madh të projektit”, tha Rama.
Duam që kjo rrugë,- tha Rama, – të jetë një tjetër shembull i prekshëm i Shqipërisë së rilindur përmes standardesh të reja sigurie e hijeshie urbane.
Top Channel