Pasquale Gravina në “Pasdite”

10/02/2014 00:00

Emri i Pasquale Gravines, pa dyshim që është shënuar në historinë e sportit italian.

Lindur në Campobasso në vitin 1970, Gravina nisi që  në moshë të vogel  pasionin për volejbollin.

Fillimisht do të luante në Serine C me skuadren e të rinjeve të qytetit, por sukseset e para  arriti t’i korrte me ekipin e “Maxicono Parma” gjatë viteve 1992-1993.

Talenti i të riut ra në sy menjëhere. Kupat dhe vlerësimet e para nuk vonuan.

Dy kupat “CEV” dhe”Kupa e Italise” do të rrëmbeheshim shpejt nga ekipi i Pasquales, i cili u cilësua nga komentatoret e kohës si pjesë e “gjeneratës së fenomeneve”.

Në Ligen Botërore të vitit 1990, vesh për herë të parë fanelën e kombetares italiane, pikërisht në ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më pas, Pasquale kalon me ekipin e Trevisos ku luan disa sezone duke fituar si në Itali, ashtu dhe në Kampionatin Europian.

Karriera e tij ka qenë e admirueshme. 34 tituj të fituar në total, 21 në skuadrat e ndryshme dhe 13 me kombëtaren italiane.

Viti 2005 do të shënonte fundin e një pasioni dhe nisjen e kërkimit të talenteve për t’u bere “Team Bulding”.

Aktualisht është president i “Vollej Trevisos”, ku nën drejtimin e tij skuadra ka një renditje të mirë në kampionatin kombëtar.

Top Channel