‘Plani i Rritjes’ i Bashkimit Europian, komisionerja Marta Kos: Do të shpërndajmë rreth 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi Qeveria po përgatit një paketë masash me qëllim forcimin e standardeve
të sigurisë rrugore që nga lejet e drejtimit, sinjalistika e deri tek
kontrolli teknik i automjeteve.
“Aty janë mbi 60 masa, prandaj mënyra e miratimit të tyre është e ndryshme. Disa janë VKM, disa janë urdhëra, rregullore, disa janë edhe ligje, ndërhyrje në ligj”, tha ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.
Ministri Haxhinasto e cilësoi korrupsionin në pikat e kontrollit teknik të automjeteve si një ndër shkaqet kryesor të shtimit të aksidenteve rrugore.
“Të gjithë elementët e kontrollit të automjeteve i kemi analizuar dhe do të shtojmë elementë të tjerë se si do të bëhet që mos të ndodhë ajo që ndodh sot, që sistemi është i korruptuar dhe rezultatin e shikoni cdo ditë nga aksidentet”, tha Haxhinasto.
Vetëm këtë fundjavë, 11 persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve tragjike në aksin rrugor Sarandë-Qafë Botë dhe Shishtavec-Kukës
Top Channel