Messi rikthehet tek golat

10/02/2014 00:00

Barcelona shkatërroi 4-1 Sevijën, ndërkohë që Messi rikthehet tek golat duke shënuar për herë të parë për vitin 2014.

Vendasit shënuan të parët me Alberto Morenon, por katalanasit përmbysën rezultatin që në pjesën e parë me Sanchez dhe Messi.

Në pjesën e dytë skudra e Martinos shënoi edhe dy herë të tjera me argjentinasin dhe Cesc Fabregas.

Me këtë fitore, skuadra katanase nuk humbet mundësinë për t’u ngjitur në krye të kampionatit spanjoll së bashku me dy skuadrat e Madridit me 57 pikë.

Top Channel