Lahm: Kroos, prano vendimet e Guardiolës!

10/02/2014 00:00

Kapiteni i Bayern Munchen, Philipp Lahm, ka thënë se Toni Kroos duhet ta pranojë përjashtimin nga formacioni titullar me qetësi.

Mesfushori i kombëtares gjermane reagoi ashpër pas zëvendësimit në ndeshjen që bavarezët fituan 2-1 ndaj Stuttgart dhe në dy ndeshjet e radhës u la në stol nga Pep Guardiola.

Edhe pse Lahm e kupton zemërimin e shokut, thekson se vendimet e trajnerit duhen respektuar: “Kuptohet që nuk është një situatë e mirë për Tonin, por trajneri merr vendimet dhe të gjithë ne duhet t’i pranojmë ato.”

Ndërkohë, edhe Stefan Effenberg ka dalë në mbrojtje të mesfushorit 24-vjeçar.

“Kroos ka qenë titullar i padiskutueshëm me Heynckes dhe tani qëndron në stol. Ai duhet të shqetësohet sepse po afron Kupa e Botës”, tha ish-lojtari i Bayern Munchen.

Top Channel