Greqi, sekuestrohet drogë, në pranga dy shqiptarë

10/02/2014 00:00

Polica greke sekuestroi një tjeter sasi të madhe lëndësh narkotike.
Sipas policisë greke 805 kilogramë kanabis u sekuestruan në një skaf që
kishte mbërritur atje nga Shqipëria, në vendin e quajtur Valto Pargas,
gjatë një operacioni të zhvilluar orët e mbasdites të së dielës.

Policia thote se ka arrestuar dy greke 58 dhe 43 vjeç dhe dy shqiptare 40 dhe 45 vjeç. Autoritetet thone se kane shpallur ne kerkim edhe kryetarin e organizates kriminale, nje shtetas shqiptar 35 vjeç.

Polica thote se droga ishte ngarkuar ne zonen e Ksamilit dhe u dergua me skafin tashme te sekuestruar ne brendesi te kufirit grek.Te arrestuarit dhe materialet ne ngarkim te tyre, iu derguan gjykates, e cila vendosi masen e denimit burg pa afat, deri ne perfundim te hetimeve.

Top Channel