Bllok informacionesh nga Sochi 2014

10/02/2014 00:00

Maria Helf  Riesh mori medaljen e artë në garën e superkombinuar duke konfirmuar edhe njëherë se është skiatorja më e mirë në botë për momentin. Gjermania e mbylli etapën e parë në vendin e 5, por më pas rekuperoi gjithcka në slalom, disiplina e saj e preferuar duke e mbyllur të gjithë garën me kohën 2, 34 sekonda e 62 të qindat. 

Me këtë medalje ari Riesh futet në librin e legjendjave olimpike. Gjermania e ka fituar këtë garën në Vancouver 2010 dhe në botërorin e Schladming 2013.   

Olimpiada Sochi 2104

Kanadezi Charles Hamelin ka marrë medaljen e artë në rrëshqitje mbi patina 1500 metra, ndërkohë Viktor Ahn mori medaljen e bronzit, e para kjo për rusinë në këtë sport. Vendin e dytë në këtë sport e zuri kinezi Han Tianvu i cili merr pjesë për herë të parë në lojrat olimpike dimërore.

Hokej në Sochi 2014
Kombëtarja amerikane në hokej ka kaluar në gjysëmfinalet e Sochi 2014 pasi shkatërroi 9-0 përfaqësuesen zvicerane.  Edhe pse humbi, protagonistja e ndeshjes u shpall portieria zvirane Florence Schelling e cila bëri 44 pritje.

Në raundin tjetër kombëtarja amerikane do të përballet me rivalet e Kanadasë dhe njëra prej këtyre dy përfaqësueseve pritet të marrë medaljen e artë në këtë sport.

Sochi 2014
Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka ndaluar të gjithë atletët pjesëmarrës në Sochi 2014 të mbajnë në helmetat e tyre figura apo vizatime në respekt të skiatores kanadeze Sarah Burke e cila ndërroi jetë muajin e kaluan në një aksident gjatë trajnimit në Utah.

Ne duam t’i ndihmojmë atletët të nderojmë, apo të kujtojnë kolegët e tyrë që kanë vdekur, tha zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mard Adams. Mund t’u japim hapësirat e duhura për të bërë konferenca shtypi apo dicka tjetër të këtij lloji, por jo ta bëjnë gjatë garës, ka përfunduar Adams.

Top Channel