Bajerni humb Ribery ndaj Arsenalit

10/02/2014 18:50

Lajme të këqija për Bajernin e Mynihut. Franck Ribery do të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit dhe është në dyshim edhe për takimin e kthimit.

Mesfushori francez pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen e kampionatit me Nyrenbergun, të fituar nga kampionët e Europës në fuqi me rezultatin 2-0.

Gjatë takimit, Ribery kishte pësuar një goditje, e cila i kishte shkaktuar një hematomë që cila ushtronte presion mbi një nyje nervore në kofshë.

Si rrjedhojë, ai iu nënshtrua një operacioni të thjeshtë gjatë të hënës dhe do të mungojë për 2-3 javë.

Bajerni udhëton në Londër për ndeshjen e parë ndaj Arsenalit në datën 19 Shkurt, ndërsa pret “topçinjtë” në “Allianz Arena” për ndeshjen e kthimit që do të përcaktojë kush do të fitojë biletën e vetme për çerekfinalet në 11 Mars.

Top Channel