Spanjë, Reali fiton edhe pa Ronaldon

09/02/2014 08:30

Reali i kësaj jave në kampionatin spanjoll ndoshta ishte më pak dominues se në ndeshjen e fundit që zhvilloi në Kupë kundër Atletikos, megjithatë përballë Villarealit, me cinizmin e tij ia del mbanë të marrë pikë të rëndësishme falë fitores 4-2.

Me Cristiano Ronaldon e pezulluar, në “Bernabeu” shkëlqen Bale, autor i një goli dhe një asisti.

Gjithashtu, një ndeshje shumë të mirë zhvillon Hese Rodrigez dhe Benzema, i cili në këtë ndeshje arriti të shënojë dy gola mjaft të rëndësishëm që veç ndeshjes vlejnë edhe për statistikë, duke qenë se me golat e shënuar francezi ngjitet në kuotën e 104 golave me fanellën e Realit, po aq sa edhe Cristiano Ronaldo.

Top Channel