Seria A, Napoli gjunjëzon Milanin

09/02/2014 08:20

Ka dhuruar spektakël Napoli në javën e 23-të të Serisë A ku ka mundur në “San Paolo” Milanin me rezultatin 3-1.

Kuqezinjtë e Sedorf arrijnë të kalojnë të parët në avantazh falë një goli shumë të bukur të debutuesit Tarabt në minutën e 7-të, por gjërat nuk shkuan ashtu filluan.

Shumë shpejt vjen barazimi me një eurogol të Ilner, i ndihmuar edhe nga devijimi i De Jong.

Në pjesën e dytë është Higuain i cili shënon edhe dy gola të tjerë, respektivisht në minutat e 56-të dhe 83-të.

Me këtë fitore Napoli ngjitet në vendin e tretë, ndërkohë që Milani ende nuk po arrin të gjejë identitetin e tij.

Top Channel