Rreth 1000 familje në fshatin Vërdovë të Pogradecit, prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Përballë nevojës jetike, çdo ditë ata detyrohen të ecin me kilometra të tëra për të siguruar ujin nga një burim, duke e bërë sigurimin e ujit një nga punët e përditshme më të mundimshme.

Banorët pohojnë se, në mënyrë të përsëritur gjatë fushatave elektorale, u është bërë premtimi për ndërtimin e një ujësjellësi, por ende asgjë nuk ka ndryshuar.

Top Channel