Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Sindikata e Transporteve ka kërkuar që të shfuqizohet brenda 3 ditësh vendimi që nuk lejon marrjen e pasagjerëve në kthim nga shoferët e furgonëve.

Kjo sindikatë i ka kërkuar qeverisë që të luftojë gjithashtu konkurrencën e pandershme.

“Janë 16 mijë furgonë dhe taksi të licencuara që paguajnë detyrimet dhe që konkurrohen padrejtësisht nga mjetet e tjera që nuk paguajnë taksa”, thotë Sindikata e Transporteve që shton se nëse kërkesat e saj nuk plotësohen, shoferët e furgonëve do të bllokojnë akset kryesore.

Top Channel