Dy anët e Sochit

09/02/2014 10:30

Zhgënjimi dhe gëzimi janë gjithmonë shoqërues të evenimenteve sportive dhe Lojrat Olimpike Dimërore të Sochit janë një vend i shkëlqyer për të provuar një miks emocionesh.

Megjithatë, patinatorja amerikane Ashley Wagner u bë protagoniste, brenda pak sekondash, e dy shpërhjeve ekstremisht të kundërta.

22-vjeçarja, pasi përfundoi provën e saj të parë shfaqi një entuziasëm dhe buzëqeshje të shkëlqyer, duke qenë dukshëm e kënaqur nga ajo që kishte dhënë mbi akull.

Por, në momentin që u publikuan vlerësimet e ulta të jurisë për kërcimin e saj, porteri i amerikanes ndryshoi tërësisht, duke shfaqur në mënyrë ekspresive zhgënjimin e saj të thellë.

Top Channel