
Megjithëse disa herë i përsëriti ftesën opozitës për të zënë vendet në
tryezen e reformës territoriale, kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi
se reforma gjithësesi do të bëhet dhe mbi ndarjen e re të territorit do
të mbahen zgjedhjet vendore të majit në 2015.
“Çdo mungesë vullneti për t’u bërë pjesë e kësaj reforme absolutisht që nuk do t’i shërbente, atyre që do të vetëpërjashtoheshin, por natyrisht që nuk do të ndalte realizimin e kësaj reforme, sepse kushti i parë që një reformë të jetë e suksesshme është që të jetë e dobishme, që qytetarët të binden për dobinë e saj. Dhe ne këtë do ta realizojmë, në radhë të parë, përmes transparencës dhe përmes bashkëpunimit me shoqërinë civile, bashkëpunimit me përfaqësuesit e pushtetit vendor, bashkëpunimit me qytetarët, bashkëpunimit me grupet e interesit”, tha Meta.
Ilir Meta siguroi nga takimi me strukturat e LSI ne qytetin e Fierit se opozita ka te garantuar barazine ne vendimmarrje megjithe raportin e numrave mes paleve ne parlament.Ai rigarantoi opoziten se nuk ka perveç se mirefunksionimit te pushtetit vendor, asnje qellim tjeter te reformes se territorit, duke i shtuar ketij argumenti edhe nje tjeter garanci per opoziten.
“Kjo reformë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet e viti 2017 sepse ne jemi të vendosur që për sa i takon çdo lloj ndryshimi në Kodin Zgjedhor t’i përmbahemi konsensusit me opozitën”, tha Meta.
Reforma territoriale, tha Meta, per te cilen jane te angazhuara edhe SHBA e BE, me eksperte e financime behet vetem per ta bere pushtetin vendor te afte per te ofruar shërbime për qytetarët dhe për të ndërtuar politika afatgjata zhvillimi. Vendi yne renditet me nje copezim tejet te larte te territorit edhe ne raport me rajonin ne plote 385 njesi vendore, te cilat krijojne deri ne 2% të të ardhurave vetë dhe mbahen vetem nga buxheti i shtetit.
Top Channel