Napoli-Milan, prova Essien-Taarabt

08/02/2014 00:00

Ende pa u ambientuar mirë më ajrin e Milanello-s, Michael Essien dhe Adel Taarabt, dy blerjet e janarit të skuadrës së Milanit do të testohen në sfidën e vështirë kundër Napolit, mbrëmjen e sotme.

Dy futbollistët pritet të aktivizohen nga trajneri Seedorf dhe mes tyre edhe Kaka’ që është rikuperuar totalisht nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen e fundit, ndërsa do të mungojë Honda për shkak shqetësimesh shëndetësore.

Me këto lëvizje, Seedorf shpreson që me përvojën e Essien dhe entuziazmin e të riut Taarabt të gjejë ekulibrat e duhura në skuadër.

Ndërkohë, napolitanët do të jenë në fushë me formacionin e tyre më të mirë, ku sulmi i besohet Higuain dhe Mertens.

Top Channel