Superiore, Tirana fiton derbin e kryeqytetit

07/02/2014 00:00

Një gol i brazilianit Gilberto i mjaftoi Tiranës për të mundur Partizanin në derbin e shumëpritur të kryeqytetit dhe për të fituar një tripikësh të vyer, në luftën për mbijetesë.

Në një “Qemal Stafa” të mbushur pranë kulmit të kapacitetit të tij, tifozët e Tiranës dhe të Partizanit i dhanë jetë edhe ata një spektakli të veçantë në tribuna, ndërsa të dy ekipet zbritën në fushë nëntë pikë larg objektivave të tyre sezonale, Tirana nëntë pikë nga mbijetesa dhe Partizani nga titulli.

Bardheblutë treguan menjëherë pas nisjes së takimit një vendosmëri më të madhe, ndërsa skuadra e Hasan Likës zgjodhi të zbriste në fushë e rreshtuar pas, për të goditur Tiranën në kundërsulm.

Pavarësisht zotërimit më të madh të topit gjatë 45 minutave të para nga bardheblutë, asnjë prej skuadrave nuk arriti të prodhonte raste të qarta për shënim.

Pjesa e dytë e takimit, nisi me Tiranën të vendosur për të marrë përsipër më shumë rreziqe.

27 herë kampionët e Shqipërisë rrezikuan fillimisht me Kalarin, i cili lëshoi një të majtë të rrezikshme pranë hyrjes së zonës së rreptësisë, ndërsa Morina dhe Kahata u bënë protagonistë të dy aksioneve të rrezikshme, të shfrytëzuara keq përpara portës.

Momenti vendimtar i takimit ishte minuta e 77’. Në një goditje dënimi të harkuar në zonë, Sulejman Ndikumana u shkëput me kokë, por portieri i Partizanit, Alban Hoxha bëri një grushtim të shkëlqyer. Megjithatë, në goditjen e këndit që pasoi, ai nuk mund të bënte asgjë në një rrofeshiatë nga pranë të Gilberto Fortunat, i cili dërgoi topin në cep të portës, ku Partizani nuk kishte vendosur asnjë mbrojtës pranë shtyllës.

Në minutat deri në përfundim, pavarësisht tentativave të përsëritura, Partizani nuk mundi të barazpeshonte sërish takimin.

Ndeshja përfundoi me një incident të shëmtuar, kur anëtarë të tifozerisë “Ultras Guerrils” të Partizanit, i vunë zjarrin disa ulseve të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.

SUPERLIGA – Java 18
Tirana-Partizani        1-0
Laçi-Skëndërbeu
Vllaznia-Teuta
Lushnja-Kastrioti
Kukësi-Bylis
Flamurtari-Besa

Renditja
Pikë    Skuadra
36 – Skëndërbeu
27 – Partizani
27 – Teuta

26 – Laçi
26 – Kukësi
25 – Flamurtari
22 – Bylis
22 – Besa
21 – Vllaznia
18 – Lushnja
17 – Kastrioti
16 – Tirana

Me blu: Kampioni dhe perfaqesuesi shqiptar ne Champions League
Jeshile: Kualifikimi ne Europa League
Kuqe: Zona e renies nga kategoria

Top Channel