“Schumacher nuk ka vdekur”

07/02/2014 00:00

Nuk ka ende një komunikatë zyrtare të spitalit të Grenoble-s, por ai që shuan zërat e qarkulluara së fundi, të pabazuara dhe tragjike, që mbushën mediat gjatë ditës së enjte, është një mjek i qendrës spitalore universitare, ku Schumacher është shtruar që prej 29 Dhjetorit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të RTL-së, një prej radiove më të dëgjuara franceze.

Mohohen kështu zërat për vdekjen (një term që më shumë të fut tmerrin, se sa i afrohet spekulimeve), por situata mbetet tejet kritike, aq sa burime pranë Michael-it flasin për një gjendje të qendrueshme prej ditësh, por ndryshe nga momentet e para, ky nuk përbën më një lajm të mirë, duke parë tentativat e vazhdueshme për zgjimin e tij, të lidhura me reduktimin e ndikimit të pajisjeve teknologjike, që e mbajnë në koma të induktuar, siç dihet prej kohësh.

Është pikërisht spektri i gjendjes vegjetative, një situatë e favorshme për evoluime pozitive të komës së induktuar, të karakterizuar nga rikuperimi nga gjumi pa koshiencë dhe ndërgjegjësim, apo për mjedisin rrethues.

Që një gjendje e tillë mund të jetë edhe e pakthyeshme, kjo është diçka që edhe vet mjekësia nuk mund të përgjigjet me siguri, por mbetet një fakt që privatësia e Michael bëhet edhe më e fuqishme.

Top Channel