Schalke harron rivalitetin, përgëzime Borussias

07/02/2014 19:50

Schalke 04 harron për një moment rivalitetin e përjetshëm me Borussian e Dortmundit, ndërsa drejtori i përgjithshëm, Horst Held, përgëzoi me fjalët më të mira rivalët e Ruhrit.

Ndonëse ngjyrat e Borussias janë të urryera për tifozët në Gelserkirshten, Helt pranoi me sinqeritet se djemtë e Klopp janë përpara në disa aspekte.

“Është shkruar dhe është thënë shumë për mundësinë që Schalke të ngrihet shpejt në të njëjtin nivel me Dortmundin. Në disa aspekte jemi në të njëjtin nivel, por në aspektin sportive jemi ende pas”, tha Held për “Goal”.

“Unë jam drejtori i Schalkes dhe nuk mund të përgëzoj klubet e tjera, duke folur sikur Schalke të ishte një skuadër e vogël.  Sidoqoftë, ne gjithmonë kemi thënë që i heqim kapelen Borussias për atë që ka arritur. Në vitet e fundit, kanë fituar dy tituj të Bundesligës, një Kupë të Gjermanisë dhe arritën deri në finalen e Champions për një arsye të kuptueshme”, shtoi Held.

Aktualisht, të dy klubet e Ruhrit janë në luftë për të siguruar kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Champions League.

Borussia renditet e treta në Bundesligë, me 36 pikë pas 19 ndeshjesh, ndërsa Schalke është në vend të katërt me 34 pikë.

Në fazën e parë, nënkampionët e Europës fituan 3-1 në transfertë dhe ai derbi pati incidente të shumta midis tifozëve, të cilat motivuan Schalken t’i herë të drejtën për të hyrë në stadium për pesë vjet 500 tifozëve të Borussias.

Top Channel