Riatdhesohen 50 shqiptarë të tjerë

07/02/2014 00:00

Ka mbërritur mbrëmjen e së premtes turma e dytë me shtetas shqiptarë për t’u riatdhesuar në vendlindje, teksa kanë zbritur në aeroportin e Rinasit pasi janë deportuar nga Anglia dhe Franca.

Këtë herë kanë qenë 50, shqiptarët që kishin shkelur lejen 3-mujore të qëndrimit në zonën Schengen të Bashkimit Europian.

Vetëm 3 ditë më parë, mbrëmjen e së martës, u sollën në Shqipëri 48 shtetas shqiptarë, të cilët zbritën në Rinas nga shtete të ndryshme të BE-së, sërish për shkak të shkeljes së rregullores së lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Pas turmës së parë të kthimeve, zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea kishte deklaruar:

“Dëshiroj që t’i jap mesazh të gjithë qytetarëve shqiptarë, të respektojnë qarkullimin në hapësirat e lëvizjes së lirë, Schengen. Qeveria shqiptare është e angazhuar të respektojë të gjitha detyrimet që vijnë nga bashkëpunimi që ka me Komunitetin Europianm për sa i përket lëvizjes në hapësirën Schengen. Gjithashtu, ky operacion i parë realizohet dhe në kuadër të krijimit të një Task-Force me urdhrin e Kryeministrit, për të monitoruar mekanizmin e liberalizimit të lirë të vizave”.

Top Channel