Rama: Zhbllokuam fondet e rrugëve. Reagon PD

07/02/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama, gjate insektimeve te punimeve ne Rrugen e
Elbasanit, u shpreh se do të kërkojë rrugë me cilësi dhe me qasje
bashkëkohore.

Rama lajmeroi se po zhbllokohen kantieret qe kishin mbetur peng te borxheve te Qeverise. Por per te, problem me i madh jane projektet pa standarde, te cilat ai i quan mizerabel.

“Nga njëra anë do të bëjmë çmos që gjithë këtë punë të saponisur ta vendosim më shinat e duhura të respektimit të afateve dhe cilësisë dhe nga ana tjetër të mund të rehabilitojmë çfarë është e mundur në kushtet, ku tani më një pjesë e mire e gjërave janë të palëvizshme pasi projektet janë bërë dhe punët kanë nisur ashtu shatra-patra sic ishte zakoni”, tha Rama.

Per Ramen, e rendesishme eshte ndertimi i nje modeli te ri persa i perket infrastruktures.

‘Në fund të gjithë do të jenë në gjendje të bëjnë dallimin dhe do të vendosim një gur themeli në një rrugë të re të projektimit, të zbatimit, të monitorimit dhe në fund fare të përputhjes së shpenzimeve që bëhen me paratë e shqiptarëve, me ambicjen e shqiptarëve për të pasur një rrugë evropiane dhe jo një vend në mes të Europës, ku rrugët janë faqja më e zezë”, tha Rama.
 
Bashke me Kryeministrin, ne inspektim ishte edhe ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto qe theksoi rendesine e ndertimit te infrastruktures, sipas standardeve europiane.

Tabaku: Rama në kantierët e PD
Kryeministri nuk ofron asnjë zgjidhje, asnjë shpresë

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se, pasi ka braktisur një nga një të gjitha premtimet e fushatës dhe pasi ka dështuar të inagurojë qoftë edhe një projekt të ri apo një vend të ri pune, ka nisur turin e inspektimeve të projekteve dhe investimeve të filluara në kohën e qeverisjes së PD.

“Në opozitë, Edi Rama mallkonte çdo projekt e investim të Partisë Demokratike dhe bëri gjithçka, duke angazhuar edhe deputetët e tij për të ndaluar zgjerimin e rrugës së Elbasanit, një projekt i Bashkisë së Tiranës, i mbështetuar nga qeveria e mëparshme”, deklaroi deputetja Jorida Tabaku.

“Por sot, me një llogore të zgjatur pa pikë e presje, kryeministri u shfaq në kantierin e Rrugës së Elbasanit si Robert Çamçakëzi, pa projekt, pa ofertë, pa punë, por vetëm me llafe boshe e pa kuptim”, u shpreh ajo.

Duke komentuar vizitën në fjalë, Tabaku ka shtuar se: “Të vetmet skena teatrale ku është kapur si pas fijes së kashtës janë turet e projekteve të nisura nga Bashkia e Tiranës dhe nga qeveria e mëparshme”. 

Top Channel