Mercedesi, i befasuar nga problemet e Red Bull

07/02/2014 19:30

Mercedesi ndihet i befasuar nga problemet me të cilat është përballur Red Bulli në testet e fillimsezonit.

Megjithatë, sipas drejtorit të përgjithshëm të skuadrës gjermane, Red Bulli nuk mund të përjashtohet ende nga lufta për titull.

“Personalisht jam i befasuar. Problemet në ditën e parë dhe të dytë ishin të pritshme, por nuk do ta kisha pritur kurrë që Red Bulli të përfundonte testimet me pothuajse asnjë kilometër të zhvilluar”, deklaroi Toto Wolff.

“Sinqerisht, nuk e di se çfarë ka ndodhur tek ata. Kam lexuar vetëm komentet, por Red Bulli mbetet një skuadër e vendosur, e që ka treguar në të shkuarën se mund të jetë shumë më konkurruese nga sa parashikohej. Për këto arsye, nuk kam dyshime që ata do të dinë të zgjidhin problemet e tyre”, shtoi Wolff.

I të njëjtit mendim është edhe kryeinxhinjeri i skuadrës Williams, Rod Nelson, i cili tha në një intervistë paralele për “Autosport” se ndonëse për momentin Red Bulli dhe Renault duket se kanë probleme serioze, për shkak të teknologjisë së sofistikuar në përdorim të Formulës 1 zgjidhja mund të jetë shumë më e thjeshtë nga sa duket.

Top Channel