Prokurori i Përgjithshem Adriatik Llalla kërkon që organi i akuzes të jetë më i shpejtë në hetimin e dosjeve.

Kryeprokurori evidentoi gjatë analizës vjetore të Krimeve të Renda se për 2013 kryesonin veprat në fushen e drogës me 269 episode, ndërkohe që sfiduan edhe krime kundër funksionarëve të policise, krimet në familje dhe veprat në kuadër të organizatës kriminale

“Duhet t’i kushtohet rëndësi të veçantë rritjes së shpejtësisë dhe efikasitetit të hetimeve. Ne analize te veprimtarise se 2013 konstatohet se kjo eshte nje çeshtje, e cila ka nevoje per permirësim. Gjithashtu duhet rritur numri i hetimeve proaktive, pasi vleresohet si nje nder menyrat e suksesshme ne lufte ndaj krimit te oganizimit dhe trafiqet”, tha

“Viti që lamë për Prokurorinë tonë ka qenë një vit kur numri i hetimeve të hetuara ka pësuar një rritje të ndjeshme në krahasim me vitet e kaluar”, tha Eugen Beci, kryeprokuror i Krimeve të Rënda.

Kreu i organit te akuzës u kerkoi prokuroreve t’i kushtojne vemendje hetimit pasuror, pasi konfiskimi i pasurimeve te krijuara ne rruge jo ligjore, demton strukturat kriminale.

“Shumë nga viktimat e trafikimit të gjendura nën trysninë e autorëve të veprave penale kanë vështirësi në bashkëpunimin me autoritetet shtetërore”, tha Llalla.

Pas ndryshimeve ne Kodin Penal tek Krimet e Renda jane nen hetim per gjakmarrje dy raste, ndërkohë që Avokati i popullit theksoi: “Do të doja të shprehja vlerësimin tim për nismën që Prokurori i Përgjithshëm ka ndërmarrë, në mënyrë që të evidentohen familjet e ngujuara dhe në mënyrë të veçantë shkaktarët që shkaktojnë këto ngujime që janë një nga dramat më të rëndësishme të shtetit shqiptar dhe të shoqërisë shqiptare”.

Top Channel