Një operacion i koduar ‘Përroi i thatë’ ka çuar në kapjen e 370 kilogramë hashash që po transportohej me një automjet.

Gjithashtu eshte arestuar edhe drejtuesi i mjetit. Policia ka marrë informacion në rrugë operative se dy të rinj po transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Lazarati në drejtim të Vlorës dhe jane vene ne ndjekje.

Drejtuesi i automjetit xhip me targa te huaja, sapo ka parë që e ndiqte policia ka devijuar rrugën dhe është futur në rrugën rurale të Komunës Picar në drejtim të fshatit Golem.

Ndjekja ka vijuar deri mbi fshatin Golem në vendin e quajtur Përroi i thatë, ku dhe është bërë bllokimi i mjetit si dhe kapja e dy personave dhe konkretisht Lulëzim Hadëri dhe Jashar Xhamo.

Top Channel