Një shtetas është ekzekutuar me armë zjarri në orët e mbrëmjes së martë në qytetin e Peshkopisë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Dibrës shtetasi Blontin Lusha është qëlluar disa herë me armë në afërsi të spitalit. Ai është shoqëruar menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nga dëshmitë e para identifikoi autorët e krimit. Sipas uniformave blu autorë janë dy shtetasit, Ramiz Cena dhe Endrit Cena, atë e bir, që janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke përfituar nga errësira.

Policia ka nisur operacion për kapjen e tyre, ndërkohë që raportohet se shkak i krimit të rëndë dyshohet të jetë një konflikt i vjetër për shkaqe pronësie.

Top Channel