Stadiumi i ri në Elbasan

03/02/2014 00:00

Fondi prej 1.3 mln eurosh i akorduar nga FSHF, UEFA dhe qeveria shqiptare pritet t’i ndryshojë komplet pamjen e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, i cili do të jetë i vetmi në Shqipëri që do të përmbushë kriteret e UEFA-s.

“Ndërhyrjet do të jenë totalet, rindërtimi do të jetë në të gjitha drejtimet. Po ta ndajmë tribunën në disa zona kryesore, atëherë themi 400 vende zona VIP, 100 zona e gazetarëve dhe pjesa tjetër për tifozët. Aktualisht është 1600 vende të ulura, plus që mendohet që mund të shtohen disa shkallë dhe të shkojë nga 2100-2200 vende”, thotë Artin Kovaçi, Shef i Sport Klub Elbasanit.

Në impiantin e ri do të ketë mjedise ko do te ofrohen shërbime për tifozët gjatë pushimit të ndeshjeve.

Përveç pjesës së tribunave, ku numri i tifozave pritet të jetë rreth 11 mijë dhe tapetit të blertë, një ndryshim rrënjësor do të pësojnë edhe dhomat ku skuadrat përgatiten para ndeshjeve.

Në impiantin e ri çdo gjë është menduar deri në detaj, nga tualetet e deri të siguria e tifozëve në rast rreziku. Risia e këtij stadiumi është se për herë të parë hyrja në të do të jetë në mënyrë elektronike.

“I gjithë stadiumi do të funksionojë mbi bazën e gjithë kritereve dhe rrethimi do të jetë i vecantë dhe hyrja e daljet do të jenë sipas kushteve të UEFA-s. Nuk do të ketë më prerje biletash, por cdo gjë do të jetë elektronike dhe e kulturuar.

Prozhektorët e rinj do të jenë sipas kritereve të UEFA-s, me forcë ndriçimi 1600 luks, ndërkohë që në pjesën anësore të fushës nuk do të mungojë edhe ekran i madh elektronik i cili kap shifrën e 100 mijë eurove.

Një rikonstruksion total do të pësojë edhe parkingu rreth e rrotull stadiumit, kapaciteti i të cilit duhet të jetë 400 makina gjatë ndeshjeve ndërkombëtare.

Në këtë stadium do te kluhen edhe ndeshjet e skuadrave qe kalojne në turet e kupave të Europës.

Top Channel