Futbolli europian, yjet në fund kontrate

03/02/2014 20:00

Në çdo merkato verore, protagoniste bëhen skuadrat e mëdha të Europës që realizojnë blerjet më të shtrenjta dhe më të rëndësishme.

Megjithatë, përpara se të mendojnë për milionat që do të shpenzojnë, klubet europiane kanë një tjetër treg për të konkurruar midis tyre që në Janar, futbollistët në fund të kontratës.

Sipas rregullores, çdo futbollist në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij aktuale mund të firmosë me një klub tjetër, pa pritur që të hapet dritarja e transferimeve dhe këto janë disa prej yjeve më të mëdha që mund të negociojnë vetë për të ardhmen e tyre.

Premier League

Tre “kolona” të Chelsea do të largohen në verë. Ashley Cole, Frank Lampard dhe John Terry do të mbeten të gjithë pa kontratat prej 150 mijë paundësh në javë që ka të lidhur secili me klubin. Nga londinezët mbetet pa kontratë edhe sulmuesi Eto’o. Evra dhe Ferdinand nga Manchester United do të jenë edhe ata në kërkim të një klubi të ri,  ashtu si Giggs, Vidiç që duket i destinuar drejt Milanit. Kaboul, Sagna dhe Lescott, nga ana e tyre kanë oferta për të rinovuar, por nuk kanë vendosur ende për të ardhmen.

Seria A

Ndonëse Juventusi e konsideron ende pjesë thelbësore të planeve të tij, Pirlo nuk ka vendosur ende të nënshkruajë kontratën që i ka ofruar klubi. Storari është edhe ai në fund kontrate, por me shumë gjasa do të pranojë të mbetet rezervë e Buffon. Interi ka një numër futbollistësh në fund kontrate, si Zanetti, Cambiasso, Chivu, Mariga, Mudingayi, Castellazi, Milito dhe Samuel, ndërsa në kërkim të një klubi të ri apo rinovimi është edhe Emanuelson, Antonelli e Reveillere.

Primera Division

Pasi ka fituar gjithçka me Barcelonën, Victor Valdes nuk ka pranuar të firmosë rinovimin dhe do të largohet në verë. Pinto e Montoya janë edhe ata në fund të kontratës, ndërsa Alves pritet të rinovojë, por ende nuk e ka bërë diçka të tillë. Raul Garcia e Tiago Mendes do të largohen nga Atletico, Kameni nga Malaga.

Bundesliga

Robert Lewandowski ishte i pari futbollist në fund kontrate që firmosi një kontratë me një klub të ri, me Bajernin, por nga Borussia në skandecë janë edhe Friedrich, Kehl e Kirch. Van Buyten e Pizarro ndodhen në të njëjtën situatë tej Bajerni, ndërsa futbollistë të tjerë të rëndësishëm në fund kontrate janë Stranzl e Arango (Monchengladbach), Diouf (Hannover), Beck (Hoffenheim), Hildebrand (Schalke), Diego (Ëolfsburg) e ish-i i Bajernit, Oliç që duket i destinuar të shkojë në Dubai apo SHBA.

Top Channel