Delvinë, sekuestrohen 10 kg tritol

03/02/2014 00:00

Policia e Delvinës sekuestroi 10 kilogram lëndë shpërthyese të llojit tritol në një banesë në fshatin Kalasë.

Lënda shpërthyese u sekuestrua në banesën e shtetasit Memo Zbobo. Ajo ishte ndarë në 25 kallëpe me nga 400 gramë.

Policia kishte marrë më parë informacione në rrugë informative për ekzistencën e lëndës shpërthyese në banesën e shtetasit Zbobo.

Në operacionin e uniformave blu, Zbobo përfundoi në pranga, i cili dyshohet si furnizuesi, madje edhe si autor i disa shpërthimeve tritoli të ndodhur në dy vitet e fundit në Sarandë.

Hetimet vazhdojnë dhe dosja hetimore i ka kaluar prokurorisë.

Top Channel